Zeka: Mustafa është kryeministri i ri i Kosovës
BKT
Lajme

Zeka: Mustafa është kryeministri i ri i Kosovës

Ish-deputeti Milaim Zeka po mendon se kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të jetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Zeka ka folur në “Debat” te RTK.

“Sot ka pasë një konsultë në LDK dhe prapë do vazhdojnë konsultat, e kam thënë dhe e them që sot ka pasë me iu dorëzu kërkesa për mandatim dhe unë besoj që me 95 për qind siguri kryeministër do të jetë Isa Mustafa”, ka thënë ai.

Për Haki Abazin edhe Vjosa Osmanin Zeka ka thënë janë koronavirusët e koalicionit i cili është prishur. 


MË SHUME NGA Lajme