Zeka: Deklaratat e Kurtit janë kërcënuese
BKT
Lajme

Zeka: Deklaratat e Kurtit janë kërcënuese

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se Kryeministri i vendit, i cili thotë se do të ketë destabilizim dhe nuk thotë se do të tërhiqet në momentin kur formohet qeveria e re, lë të nënkuptojë se është duke përgatitur trazira.

Zeka ka folur kështu në “Debat” te RTK.

“Deklaratat e kryeministrit Kurti janë kërcënuese, shqetësuese dhe institucionet e vendit nuk duhet t’i marrin si shaka gjërat e tilla, duke ditur se lobi serbo-rus janë shumë të fuqishëm në Ballkan. Kryeministri i vendit, i cili thotë se do të ketë destabilizim dhe nuk thotë se do të tërhiqet në momentin kur formohet qeveria e re, lë të nënkuptojë se është duke përgatitur trazira”, ka thënë Zeka.


MË SHUME NGA Lajme