Deri tani nuk është provur se kafshët e transmetojnë Covid19
Sot shënohet Dita Botërore e Veterinarisë. Por në Kosovë dhe në vende të tjera nuk ka pasur ndonjjë aktivitet për shkak të Covid19.
Arsim Ademi nënkryetar i Odës së Veterinare të Kosovës, sot ishte i ftuar në RTK, i cili foli edhe për Covid19.
"Deri tani nuk është provur se kafshët e transmetojnë Covid19", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij veterinarët e Kosovës po punojnë, pasi që fermerët kanë shumë nevojë.
"Profesionistët veterinerë janë duke punuar 24 orë dhe janë duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe OBSh-së. Aktualisht, veterinerët janë duke i trajtuar problemet që kanë ekzistuar edhe më parë, dhe të cilat ekzistojnë edhe tani",tha ai.
Ndryshe, orari për kufizimin e lëvizjes së lirë i marr nga Ministria e Shëndetësisë nuk vlen për veterinarët, meqë MPBAP, profesionin e veterinarëve e ka futur në listën e profesioneve esenciale























