“Neymar është më i mirë se Mbappe”
BKT
Sport

“Neymar është më i mirë se Mbappe”

Ish-mesfushori i Barcelonës, Emilson insiston se ylli i PSG, Neymar është më i mirë se bashkëlojtari Kylian Mbappe.

Barcelona është e lidhur me rikthimin e Neymar, derisa Mbappe pritet të kalojë te rivali, Real Madrid.

Emilson beson se braziliani është më i kompletuar se francezi, shkaku që është me kreativ.

“Neymar është me i kompletuar kur bëhet fjalë për të marrë vendimin gjatë lojës. Mbappe ka talent dhe është i shpejtë, por Neymar është me kreativ dhe ka më shumë kualitet”.

“Të dy janë lojtarë të mirë. Mbappe është i Thierry Henry, ndërsa Neymar si Ronaldino Neymar është me i kompletuar”, theksoi ai.

Dy yjet e PSG pritet të largohen gjatë verës, kurse gjatë këtij sezoni kanë shkëlqyer.