​Tri familje nga Podujeva lirohen nga vetizolimi
BKT
Lajme

​Tri familje nga Podujeva lirohen nga vetizolimi

Pas kërkesës së Komunës së Podujevës drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga Dumnica e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe ajo Ajeti nga Podujeva.

Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, në një shkrim në Facebook, ka kërkuar nga këto familje t’i përfillin rregullat e përcaktuar nga institucionet shëndetësore në këtë kohë pandemie dhe ta vazhdojnë jetën sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të kësaj komune.


MË SHUME NGA Lajme