Deputeti i VV-së, Pacollit: Je i mirëseardhur, por filimisht në konvikt
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, ka reaguar pas kritikave të kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili qeverinë në detyrë të Kosovës e quajti diktatoriale, pasi iu lejua të vijë në Kosovë vetëm nëse karantinohet fillimisht.
”Çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Dmth, të drejtat dhe detyrimet e miliarderit dhe hamallit peshojnë njejtë. Mbi këtë bazë është ndërtu koncepti i shtetit të së drejtës që aspirojmë ne. Ky është kushti kryesor i kontratës shoqërore. Barazia para ligjit”.
”Arroganca feudale e Behgjet Pacollit për t’u trajtuar ndryshe prej neve është neveritëse, e papranushme dhe nuk duhet të tolerohet. Detyrimet nuk pyesin për standarde jetese e as për thellësinë e kuletës”, shprehet ai nga facebook-u, njofton Klan Kosova.
Abrashi i uron mirëseardhje ish-kryediplomatit kosovar, Pacollit, por sipas tij duhet të respektojë rregullat e paracaktuara shëndetësore.
”Karantinimi 14 ditor për shtetasit e ardhur nga jashtë është i obligueshëm. Dhjetra e qindra qytetarë me mundësi të dobëta ekonomike dënohen çdo ditë për mospërfillje të masave. Pse ky të trajtohet ndryshe?
Mendësia çifligare dhe standardet e Banana Republikave çfare mund t’i ketë për qejfi, ekselenca mund t’i gjejë tek miqët e tij tiranik nëpër botë, por jo në Kosovë.
Je i mirëseardhur. Por filimisht në konvikt!”.























