4 ministri dhe një zv/kryeministër për AAK-në
BKT
Lajme

4 ministri dhe një zv/kryeministër për AAK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në koalicionin e ri AAK-së do t’i takojnë katër ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa tha se votimi i qeverisë në kuvend është çështje ditësh. 

Haradinaj: Kemi nënshkruar marrëveshje të koalicionit qeverisës mes AAK-së dhe LDK-së

Haradinaj: Kemi nënshkruar marrëveshje të koalicionit me LDK-në

“Kemi nënshkruar marrëveshje të koalicionit qeverisës mes AAK-së dhe LDK-së me të kemi arritur po themi hap tutje për krijimin e qeverisë”, tha ai. 

Haradinaj para medieve bëri të ditur edhe emrat e ministrave të AAK-së që do të përfaqësohen në këtë koalicion. 

“Zëvendëskryeministër i parë është Besnik Tahiri, pastaj për ministre e Jashtme është Meliza Haradinaj-Stublla, për opinion nuk është e familjes time për mos t’u keqkuptuar. Njëkohësisht, për ministër të Drejtësisë është Selim Selimi, ministër i Zhvillimit Ekonomik është Blerim Kuqi dhe ministër i Arsimit është profesor, Ramë Lika”, tha ai. 

Ndonëse është në përgjegjësinë e mandatarit për kryeministër, Avdullah Hoti, Haradinaj tha se LDK-ja ka përmbyllur gjitha marrëveshjet tjera të koalicionit qeverisës. 

“Është në përgjegjësinë e mandatarit me finalizu marrëveshjet me të gjithë. Sa jam unë në dijeni janë përmbyllur të gjitha marrëveshjet e një koalicioni qeverisës. Megjithatë këtë për më shumë e precizon mandatari. Por çdo gjë është e gatshme për seancë ose nesër ose një ditë tjetër”, tha ai. 

Në koalicionin bashkëqeverisës në krye me LDK-në pritet të jenë AAK-ja, Nisma, AKR-ja, dhe minoritetet.


MË SHUME NGA Lajme