VV i drejtohet Kushtetueses, Selimi thotë se presin vendim të drejtë
BKT
Lajme

VV i drejtohet Kushtetueses, Selimi thotë se presin vendim të drejtë

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit të LDK-së për mandatar për krijimin e Qeverisë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Para mediave kanë folur anëtarët e këtij subjekti, Rexhep Selimi e Arbërie Nagavci.

“Konsiderojmë se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën. Ne sot këtu jemi për të dëshmuar së ndaluri Kushtetutën, kushtetshmërinë dhe Republikën e Kosovës”, ka thënë Selimi. “Presim vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetese, por ne do të veprojmë sipas rrjedhave”.

Nga ana tjetër, Nagavci u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të presin vendimin e Kushtetueses.


MË SHUME NGA Lajme