Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Shendrit Lumi. Ai do të flas për iniciativën "të kthejmë buzëqeshjen te 100 fëmijë".
Kurse Emrush Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, do të flasë për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas Covid-19.
Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor, flet për pasojat e virusit Covid-19 në sektorin e turizmit.
Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë së Vlorës, do të flasë për atë se si mund të rimëkëmbet turizmi pas Covid-19.
Latif Zeka, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve, do të flasë për Ditën Botërore të Zjarrfikësve.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























