Behramaj: Jep dorëheqje ministër, nëse guxon prej tutorit tënd Albin Kurtit
Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka reaguar ndaj ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia duke i thënë që duhet dorëhqja e tij pa u menduar dy herë.
Behramaj përmes një statusi në 'Facebook' tha poashtu se Vitia duhet të jap dorëheqje nëse guxon prej toturit të tij, Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Jep dorëheqje ministër dhe mos e mendo fare nëse beson ende në betimin që ke dhënë si mjek. Dhe, kuptohet, nëse guxon prej tutorit tënd, Albin Kurtit. Edhe për këtë mashtrim duhet të jepni përgjegjësi. Pa u bërë as 1 ore kur deklaruat që i riu nga Gjilani nuk ka pasur asnjë dokument, që vërtetonte se ka qenë i sëmurë, iu doli gënjeshtra në publik. Në listën zyrtare, ku figuron emri i të ndjerit, te komenti i personit përgjegjës që e paska pranuar, thuhet qartë se ai kishte probleme shëndetësore dhe posedonte vërtetim!
Personalisht, ti ministër mendoj që ke më shumë vlera se tutori yt, por mos e mendo dy herë dorëheqjen dhe shpëtoje fytyrën tënde!
P.S. Dokumenti është marrë nga mediat online.
























