23:49 / 05.05.2020
Kastrati: Nuk ka pasur përleshje fizike mes Nol Nushit dhe Tomë Gashit
Ngadhnjim Kastrati, Drejtori Gjeneral i RTK-së ka mohuar se ka pasur përleshje fizike mes Nol Nushit dhe Tomë Gashit pas debatit në RTK.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Te nderuar,
Menaxhmenti i RTK mohon lajmet e publikuara ne disa portale per nje perleshje fizike te mysafireve Tome Gashi dhe Nol Nushi ne studion e RTK pas debatit.
RTK njofton shikuesit se mysafiret kane vazhduar debatin me tone ofenduese edhe pas emisionit ku Nol Nushi i eshte kunderpergjigjur duke e gjuajtur me uje, por se nuk ka pasur perleshje fizike e as goditje ndermjet tyre.























