Barça dhe Reali teste për futbollistët para se të rikthehen në fushë!
BKT
Sport

Barça dhe Reali teste për futbollistët para se të rikthehen në fushë!

Prej datës 4 maj qeveria e Spanjës ka dhënë dritën jeshile për të rifilluar stërvitja e klubeve të futbollit.

Ditën e sotme Real Madrid ashtu edhe Barcelona kanë kryer testet për të verifikuar nëse futbollistët janë infektuar me koronavirus.

Sot skuadrat në ligën e parë dhe të dytë spanjolle kanë nisur me testimin e lojtarëve, përpara rikthimit në fushë.

Messi, Hazard e Bale ishin disa nga lojtarët që gjithashtu iu nënshtruan testimit për Covid-19.