Ministrja Haxhiu ka vizituar Qendrën Korrektuese në Dubravë
BKT
Lajme

Ministrja Haxhiu ka vizituar Qendrën Korrektuese në Dubravë

Sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Haxhiu u prit nga drejtori i Q.K Dubravë, Ismail Dibrani, me ç’rast u njoftua për së afërmi rreth zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid -19 në intitucione korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Po ashtu, ministrja Haxhiu, vizitoi edhe vendin e masakrës së Dubravës.


MË SHUME NGA Lajme