Klopp kishte refuzuar Meksikën, ja arsyeja
BKT
Sport

Klopp kishte refuzuar Meksikën, ja arsyeja

Jurgen Klop ka refuzuar një ofertë për të drejtuar Përfaqësuesen e Meksikës në vitin 2015, para se të merrte drejtimin e Liverpoolit, për arsye se akoma nuk ishte gati për të braktisur stërvitjet në nivel klubesh.

Këtë prapaskenë e zbuloi Guilermo Kantu, ish-drejtori i skuadrave kombëtare të Federatës Meksikane të Futbollit, i cili e pranoi që refuzimi u bë në mënyrë mjaft të sjellshme.

“E pyeta me anë të një pale të tretë nëse ishte i interesuar për të stërvitur Përfaqësuesen e Meksikës. Ai mu përgjigj se e vlerësonte këtë ofertë, por kishte akoma për të bërë për sa i përket stërvitjes në nivel klubesh dhe se dëshironte të shkonte në Angli”, tha Kantu gjatë një lidhjeje direkte në Instagram.