Përcillet sot në banesën e fundit Maks Velo
Maks Velo nuk do të mund të përcillet në banesën e fundit me një ceremoni të veçantë, siç e meriton për kontributin e tij për vendit pë shkak të situatës së COVID-19, për këtë arsye Ministria e Kulturës, e cila do të organizojë një ceremoni nderimi ka një kërkesë për qytetarët.
Kushdo që do të nderojë figurën e Velos të sjellë një buqetë me lule ose një kurorë në ambientet e Ministrisë, më pas varrimi do të bëhet në Tufinë.
Maks Velo humbi ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar.
Maks Velo u lind në Paris (1935-2020). Por, gjithë jetën punoi në vendin e tij.
Emri i tij shënohet në listën e artistëve që do të goditeshin më 1973, pas Pleniumit IV të Partisë së Punës. Një “dasmë gjaku” që filloi me “të ngremë lart frymën revolucionare dhe në art” dhe u mbyll me internime, burgime në tunele minerale, pushkatime, apo trauma të forta.























