Rifillon emisioni për të rinj ‘n’Za’
Pas një pauze për shkak të pandemisë rifillon emisioni për të rinj në RTK, “n’Za”.
Sonte në ora 18:00, emisioni n’Za sjellë intervistën me këshilltarin komunal, Adrian Berisha nga Komuna e Prishtinës, për aktivitetet e reja që do të sjellë komuna e Prishtinës gjatë kohës së pandemisë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Mërgim Vojvoda tregon për emocionet që i dhuron fanela e Kosovës dhe emocionet për golin kundër Çekisë.
Rubrika Diss sjellë komedianët e njohur të rrjeteve sociale, Miran Ramadani dhe Mirdon Pacolli.
Ema Zeqiraj nga qendra e trajnimeve profesionale Creative Hub Kosova organizon festivalin online “The view from your window” i cili ndan bursa në dizajn grafik për tre fituesit e parë.
Burak Vehapi dhe Grupi Fama sjellin premierë këngën e tyre të re “Ajo mlujti”. Të gjitha këto materiale mund t’i ndiqni sonte në orën 18:00 në RTK1 dhe në kanalin e RTK-së në YouTube.
n’Za emision me Egzona Rafunën dhe Arber Zekën.























