23:19 / 09.05.2020
Tri rastet e reja në Prishtinë janë familjarë të rastit të djeshëm
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se tri rastet e reja me COVID-19 janë familjarë të rastit të djeshëm.
Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët të tregojnë edhe më tutje kujdes. Pasi që rreziku nuk ka kaluar.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta.
Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja.
Lajm i mirë janë 31 të shëruar nga virusi.























