Elmi Fazliu shembull se si jetohet e punohet në kohë pandemie
BKT
Lajme

Elmi Fazliu shembull se si jetohet e punohet në kohë pandemie

Fati kishte dashur të sfidohet me çështje shëndetësore deri në masën e të qenit person me aftësi të kufizuar.

Megjithatë ai nuk ndalet, nuk pret e kërkon. Ndërsa punën edhe në kohë pandemie duke aplikuar masat mbrojtëse e zhvillon në shërbim të komunitetit të Hajvalisë.

"Hulumtova pak tregun dhe kërkova se cili biznes është më i nevojshëm për komunitetin ku jetoj dhe atëherë më lindi ideja që të vazhdoj me këtë biznes që është pikë e Western Unionit që bëjnë pagesat e rrymës, ujit", tha Elmi Fazliu.

Barrierat nuk i njoh ato sa më sfidojnë aq më shumë më japin elan dhe vendosmëri thotë Fazliu.

"Pas përfundimit të studimeve unë kam menduar që profesionin tim ta zhvilloj në një lami tjetër, por ja që edhe kjo lidhet me lamini që e punoj dhe shumica e punës kryhet në mënyrë kompjuterike nuk ka ndonjë angazhim të madh shumë fizik dhe nuk më bën asnjë pengesë thjesht ndjehem mirë dhe ndjehem mirë kurë unë mund ti kontribuoj shoqërisë ti shërbejë shoqërisë dhe mos të jetë e kundërta që shoqëria të na ndihmon vetëm neve", tha ai.

Fazliu ndihet i lehtësuar që i është i pavarur për të punuar, jetuar dhe ndihmuar edhe të tjerëve.

Ndryshe Elmi Fazliu ka mbaruar studimet në nivelin master.

Zenel Hajrizi, RTK


MË SHUME NGA Lajme