Bota e artit në zi, vdes këngëtarja e njohur
BKT
Kulturë

Bota e artit në zi, vdes këngëtarja e njohur

Betty Wright ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare.

Autorja e hiteve ‘The No Pain’  dhe ‘Tonight is the Night’  ndërroi jetë të dielën në mëngjes, konfirmoi mbesa e saj Bella, shkruan DailyMail.

“Unë e humba tezen time këtë mëngjes …. dhe tani gjendja ime ka ndryshuar …. fle e qetë Betty Wright. Fluturo lartë engjëll” shkroi ajo.

Mbesa e saj nuk tregoi shkakun e vdekjes.

Wright – emri i vërtetë Bessie Regina Norris – është e njohur me influencën e saj në artistë të muzikës R ‘n’ B dhe rap. Lindur në Miami, Florida, ajo u mori famë në 1971 me hitin e saj ‘Clean Up Woman’. Wright ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë. 


MË SHUME NGA Kulturë