Nuk respektuan masat, një i arrestuar dhe 17 në procedurë të rregullt
BKT
Lajme

Nuk respektuan masat, një i arrestuar dhe 17 në procedurë të rregullt

Një femër, pronare e një lokali në Zubim Potok është arrestuar dhe 17 të tjerë janë ndaluar dhe ndaj të cilëve vazhdon procedura e rregullt në qytete të ndryshme të Kosovës, për shkak se nuk kanë respektuar masat gjatë kohës së pandemisë.

Sipas Policisë, në Ferizaj janë ndaluar dy persona, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Pastaj, në rajonin e Prizrenit janë ndaluar 11 persona, një në Suharekë, një në Skenderaj dhe dy në Kamenicë.

Kurse, në Zubin Potok, njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një lokal të hapur, për të shërbyer pije. Pronarja e lokalit femër kosovare, është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Lajme