Haxhiu e shqetësuar me rastet e dhunimeve seksuale
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndihet e shqetësuar nga rastet e dhunimeve seksuale.
Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t'i trajtojnë me seriozitet.
Postimi i plotë në Facebook:
Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t'i trajtojnë me seriozitet. Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale.
Dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin denimin sipas legjislacionit ne fuqi.























