AKK do të analizojë situatën mbi nevojat emergjente të komunave pas COVID19
BKT
Lajme

AKK do të analizojë situatën mbi nevojat emergjente të komunave pas COVID19

Për njoftimin tuaj, Asociacioni i Komunave të Kosovës në mbështetje te Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të zhvillojë një studim mbi nevojat emergjente dhe ndikimin socio-ekonomik të Covid-19 në komunat e Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, përmes këtij studimi, synon të kuptojë ndikimin aktual socio-ekonomik të Covid-19 në komunat e Kosovës, si dhe të identifikojë nevojat emergjente për komunat përkatëse.

Rezultatet e këtij hulumtimi do të ndihmojnë në:

identifikimin e ndikimit aktual socio-ekonomik të Covid-19, veçanërisht tek grupet e prekura, në nivelin lokal;

identifikimin mbi kapacitetet aktuale të komunave për të menaxhuar situatën me Covid-19;

identifikimin e sfidave dhe pengesave te komunave, në drejtim të kryerjes së detyrave të tyre dhe menaxhimit të situatës me Covid-19;

identifikimin e nevojave emergjente të komunave për të menaxhuar situatën dhe për të zbutur pasojat e Covid-19;

identifikimin dhe prezantimin e masave të menjëhershme që duhet të ndërmerren nga akterët përkatës, me qëllim të ndihmës së komunave, menaxhimit të situatës dhe zbutjes së pasojave të Covid-19;

identifikimin dhe prezantimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve dhe mënyrave tjera mbështetëse, veçanërisht në drejtim të legjislacionit (avokim drejt institucioneve qendrore).


MË SHUME NGA Lajme