Rreziku nga dezinformatat në kohë pandemie
BKT
Lajme

Rreziku nga dezinformatat në kohë pandemie

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me UN Women kanë vazhduar ciklin e trajnimeve për gazetarë, duke organizuar trajnim online mbi temën “Rreziku nga dezinformatat në kohë pandemie".

Përmes këtij trajnimi u synua të zgjerohen njohuritë mbi temën e infodemisë si dhe të forcohen kapacitetet e gazetarëve duke aplikuar një qasje sa më profesionale gjatë raportimeve të tyre. 
 
Deri në fund të projektit do të organizohen edhe 2 trajnime me gazetarë të nivelit qendror dhe 1 punëtori me gazetarë të nivelit lokal, të cilat do të udhëhiqen nga ekspertë ndërkombëtar dhe si rezultat i këtyre aktiviteteve, do të hartohet një udhëzues për gazetarë.


MË SHUME NGA Lajme