23:03 / 13.05.2020
PSG në negociata të avancuara me Bakayoko
PSG është në negociata të avancuara me Chelsean për transferimin e mesfushorit Tiemoue Bakayoko.
Sipas mediave franceze, Bakayoko pëlqehet nga “Parisienët”, pasi ka bërë disa përformanca të mirë me Monacon këtë sezon, klub në të cilin është huazuar.
Mirëpo, Monaco ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes për 43 milionë euro, andaj këtë rast është duke provuar ta shfrytëzojë PSG dhe ta transferojë në “Parkun e Princave”.
E ardhmja e Bakayoko mbetet e paqartë, ngase nuk është i dashur nga Chelsea, kurse vet lojtari preferon të rikthehet te Milan.
Këtë sezon në kampionatin francez, Bakayoko bëri 20 paraqitje duke kontribuar me një gol dhe ndihmuar me dy asistim.























