Reshitaj në takim virtual me kongresistët amerikanë
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës Albena Reshitaj, ka zhvilluar një takim virtual me kongresistët amerikanë.
“Sot pata kënaqësinë të marrë pjesë në një takim virtual të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në bashkëpunim me Komisionin e Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvilimin e Demokracisë (HDP). Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve në mes të grave parlamentare në Kosovë dhe anëtareve të kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes se si kriza e pandemisë po i afekton gratë dhe grupet e tjera vulnerabile në të gjitha shtetet përkatëse”, njoftoi Reshitaj në Facebook.
Ajo shprehu mirënjohjen për parteritetin me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) dhe me Komisionin e Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvilimin e Demokracisë (HDP).























