Video - Rama: Nuk u shkarkova, ma ndërprenë kontratën kundërligjshëm
BKT
Lajme

Video - Rama: Nuk u shkarkova, ma ndërprenë kontratën kundërligjshëm

Ish- Drejtori i Agjensisë për Sekuestrimin e Pasurisë së Paligjshme, Rrahim Rama ka thënë në RTK se ai nuk është shkarkuar nga qeveria në detyrë, porse sipas tij, i është ndërprerë kontrata në mënyrë të paligjshme nga komisioni.

 Ai ka thënë se vendimi për ndërprerjen e kontratës së punës për të nuk është i plotfuqishëm.

 “Ky vendim nuk është i plotfuqishëm, unë të henën do ta ankimoj në këshillin e pavarur të shërbyesve civil dhe jam i bindur 99 për qind se do të fitojë. Megjithatë nuk është çështja këtu porse ministerja e Drejtësisë nuk duhet ta konsideroj ministrinë sikur të ishte pronë private e saja”, tha Rama.

Ai ka drejtuar shumë akuza në drejtim të minstres së drejtësisë në detyrë dhe këshilltarës së saj.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë:


MË SHUME NGA Lajme