Kurti: Rastin e Agonit le ta hetojë dhe sqarojë prokuroria
BKT
Lajme

Kurti: Rastin e Agonit le ta hetojë dhe sqarojë prokuroria

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në T7, ka thënë se ka qenë një anashkalim i Ministrisë së Punëve të Jashtme në rastin e Agon Musliut.

“Në rastin e Agon Musliut, 26-vjecarit që bëri vetëvrasje në konvikt, bëhet fjalë për një anashkalim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se nuk komentoi këtë çështje për shkak se prindi i Agonit e sulmoi Kurtin.

“Unë u sulmova nga prindi i të ndjerit, dhe prandaj nuk preferova të flas për këtë gjë”, ka thënë Kurti.

E për këtë gjë, Kurti tha se do t’ia lë drejtësisë të merret me këtë punë.

“Le të veprojnë organet e hetuesisë dhe drejtësia”.

“Prokuroria të bëjë hetimet e nevojshme që kjo vdekje të sqarohet plotësisht. Sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ne nuk kemi bërë asnjë shkelje nga ana jonë”, shtoi Kurti.


MË SHUME NGA Lajme