Ndërron jetë aktori Fred Willard

Ndërron jetë aktori Fred Willard

Komiku Fred Willard ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Përfaqësuesi i tij, Glenn Schwartz, i ka thënë revistës Rolling Stone se aktori ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Ai ka qenë i njohur për role të shumta komike, ndërsa së fundmi ishte pjesë e serialit “Modern Family”.

Lajmin për vdekjen e tij e kishte bërë të ditur fillimisht aktorja Jamie Lee Curtis, bashkëshortja e bashkëpunëtorit afatgjatë të Willard, Christopher Guest.

(Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for International Myeloma Foundation/Guliver)

“Ishim të gjithë me fat se kemi mundur t’i shijonim dhuratat e Fred Willard. Ai tash është me Maryn e tij. Faleminderit për qeshjet e thella z. Willard”, kishte shkruar aktorja në Twitter.

Karriera e tij televizive daton që nga viti 1966, ndërsa ishte nikoqir i shfaqjes “Best In Show”, si dhe ka luajtur në “Everybody Loves Raymond”, “Get Smart”, “The Bob Newhart Show”, “Laverne & Shirley”, “The Love Boat”, “Golden Girls”, “Roseanne”, “Married… with Children”, “Lois & Clark”, “Mad About You”, “Ally McBeal” dhe shumë të tjera.