Loti në syrin e së bukurës

Loti në syrin e së bukurës

Valbona Hadri 

Erdhi e pastër si lot fëmije,

e bukur si gjithnjë fluturake,

fytyrë ëmbëlake,buzëqeshje e hapur dalë nga ngrohtësia e rrezeve

deportuar nga këndi i vendqëdrimit të saj.

Rjeti valëzues lozonjar

ndiqte lëvizjet e vargëzuara

në pejza margaritarësh.

Shpirtbardhësia e saj prej virgjëreshe,

shoqërohej me kthjelltësinë e ndjenjave,

dhimbjen e nxirrte nga shkëlqimi i syrit,

me fjalë mashtronte burimin e lotit të saj.

Pamja kristalore e një loti rrotullohej

duke ngarendur deri tek buza e skuqur

ku gdhendej mjeshtria e fjalës së thënë

nga thellësia e mallëngjimit.

Një rrëfim që shponte zemrën përtej

brishtësisë së një shpirti të artë si diell.

Përse të shihet loti në syrin e së bukurës?

A thua vallë nga paragjykimet

duhet të përbuzet bekimi i Perëndisë?

Kot shkëlqimi i saj ndrinte si hënë.

Ishte nur për njerëzimin rrerh saj.

Bukuri veçane që ngjante me pranverën.

Vazhdo dhe ec

rrugëtimi yt u mbuloftë me bardhën dritë,

shkëlqimi i syrit tënd u praroftè me dashuri!