Përfundon ‘Eurovision’ pa fitues, organizatorët tregojnë planin për 2021

Përfundon ‘Eurovision’ pa fitues, organizatorët tregojnë planin për 2021

Edicioni i 64 i ‘Eurovision’ ka përfunduar pa triumfues.

Dje është mbajtur nata finale e festivalit të ‘Eurovision’ ku për herë të parë nuk kemi fitues nga ky festival pas impaktit që koronavirusi pat në ndryshimin e rregullave të këtij kompeticioni.

Në edicionin e 64-të të gjithë pjesëmarrësit promovuan këngët e tyre përmes lidhjeve direkte, dhe fundi ishte ‘qershia mbi tortë’ pasi të gjithë së bashku interpretuan ‘Love shine a light’ të bendit ‘Katrina and the Waves’.

Nikoqirët e emisionit dhanë edhe një lajm shumë të mirë për adhuruesit e këtij festivali, ata njoftuan se në vitin 2021 ky ‘event’ do të organizohet si çdo herë tjetër dhe mikpritës do jetë qyteti i Rotterdam.