Adem Mikullovci e quan mjerim shëmbjen e Teatrit Kombëtar Shqiptar

Adem Mikullovci e quan mjerim shëmbjen e Teatrit Kombëtar Shqiptar

Shëmbja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri sot në orët e hershme te mengjesit bëri që qyetarët të dalin në protestë.

Në 100 vjetorin e saj të dytë të shpalljes Kryeqytet, Tirana ka hedhur sot themelet për t’i dhënë komunitetit të artistëve, aktorëve, regjisorëve, por edhe qytetarëve artdashës, një shtëpi të re arti dhe kulture, Teatrin e Ri Kombëtar por qytetarët nuk janë pajtuar lidhur me këtë.

Atje u përplasen protestuesit me policinë, madje kishte edhe dhunë ndaj tyre.

Lidhur me ketë ngjarje kishte reagime të shumta nga krerët shtetëror, gazetarë por edhe profesionistë të kësaj fushe.

Në një prononcim për GazetaBlic , aktori Adem Mikullovci e komentoj ketë ngjarje. I pyetur se cili është komenti i tij për shëmbjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ai tha: ‘Mjerim, e kam vetëm një fjalë, mjerim rrënimi i ndertesave të vjetra një histori shumë të bujshme të Kuturës dhe të Artit më u shëmb dhe më u shkatërru në këtë menyrë’.

Ndryshe, thuhet se do të ndërtohet një Teatër i ri i cili do t’i ketë të gjtha kushtet e nevojshme për artistët e këtij profesioni.