Dumoshi dhe Haskuka me shumë projekte kulturore për Prizrenin

Dumoshi dhe Haskuka me shumë projekte kulturore për Prizrenin

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, janë takuar për të diskutuar për një numër të madh të projekteve kulturore që janë më plan për të përfunduar në këtë komunë.

Dumoshi në një konferencë për media tha se këto investime janë në të mirë për kulturën dhe diversitetin e pasur të Prizrenit.

“Ne nënshkruam një memorandum që është shumë i rëndësishëm për qytetin e bukur të Prizrenit që ka një harmoni dhe diversitetin ku jetojnë njerëzit. Janë 18 projekte për trashëgiminë kulturore. Një lajm të mirë ju japim edhe për njerëzit e filigranit – jemi në përfundim të marrëveshjes për përfundimin e muzeut të filigranit”.

“Sporti është shumë aktiv, vajzat e basketbollit dolën kampion, dua që bashkëpunimet me komunën të jenë sa më të ngushta. Do të ketë edhe një takim punues mes komunës dhe ministrisë. Do të jemi afër komunave dhe qytetarëve. Projektet e kulturës në Prizren janë shumë të mëdha dhe po investohet një shumë e lartë”.

Dumoshi tha se aktivitetet si Dokufesti e kanë futur Kosovën në hartën evropiane dhe se këto Ministria do t’i mbështetë, jo vetëm në subvencione, por edhe me hapësira.

Ajo po ashtu tha se janë ndarë 300 mijë euro për stadiumin e Zhurit.

Ndërsa, Haskuka tha se në plan janë shumë projekte në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

“Kemi shumë projekte të vogla nëpër fshatra të ndryshme. Pishina olimpike, Stadiumi i Qytetit në Zhur dhe shumë projekte të tjera që kemi bashkërisht. Sot diskutuam edhe mbarëvajtjen e projekteve të tjera. Më vonë do të dalim në terren ku është duke punuar”.


MË SHUME NGA Kulturë