Napoli vjen me super-ofertë për Rashicën

Napoli vjen me super-ofertë për Rashicën

Klubi italian, Napoli është një tjetër klub i madh evropiane, që është i interesuar për kosovarin e Werder Bremenit, Milot Rashica.

Sipas mediave italiane, “napolitanët” janë duke përgatitur një super-ofertë për yllin e ‘Dardanëve’.

Klubi italian thuhet së është gati t’ia ofrojë Werderit 30 milionë euro për ta blerë Rashicën.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë, duket së gjatë kësaj verë, do të ndahet me klubin gjerman për të nisur një aventure të re në futbollin e evropian.

Disa klube të fuqishme evropiane përfshirë edhe Liverpoolin e Napolin janë të interesuara për reprezentuesin e Kosovës.