Osimhen, pasuesi i Milik te Napoli!
Sharr Travel

Osimhen, pasuesi i Milik te Napoli!

Napoli gjen pasuesin e Arek Milik. Klubi i kaltër ka identifikuar 21-vjeçarin e Lille, Victor Osimhen si alternativën kryesore për të zëvendësuar polakun, i cili ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga skuadra e drejtuar nga Rino Gattuso. 

Drejtori sportiv i klubit italian, Giuntoli ka arritur akrodin paraprak me sulmuesin e francezëve, por për të arritur te kartoni i talentit, më parë duhet të bindë klubin e Lille, që për të lënë të lire futbollistin kërkon jo më pak se 55 milionë euro.