13:18 / 26.05.2020
Veseli: Nuk e ndali angazhimin për themelimin e Tribunalit për krimet serbe
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kujtoi masakrën në “Lagjen e Trimave” në Prizren ku u vranë 27 civilë shqiptarë para 21 vitesh.
Veseli shkroi se ajo që ndodhi atë ditë ishte hakmarrje e egër e forcave serbe ndaj një lagjeje e cila ishte baza e UÇK-së gjatë luftës çlirimtare.
Kreu i PDK-së tha se nuk do të ndalet në angazhimin e tij për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.























