17:09 / 27.05.2020
Milani ua vë syrin dy sulmuesve të njohur
“Rossoneri” po planifikojnë të përforcohen në fazën ofanzive për sezonin e ardhshëm. Milani është i vendosur të përforcohet në fazën ofanzive për sezonin e ardhshëm.
“Rossoneri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic dhe atij të Napolit, Arkadiusz Milik.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport. Jovic nuk e ka treguar veten në Madrid që kur ishte transferuar nga Eintracht Frankfurti.
Reali e vlerëson sulmuesin 50 milionë euro. Kurse, sulmuesi polak po hyn në 12 muajt e fundit të kontratës me Napolin.
Pasi Milik nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën, klubi napolitan do të jetë i detyruar ta shesë atë gjatë kësaj vere. Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur edhe Juventusi.























