22:27 / 27.05.2020
Thaçi thotë se Kurti, Abazi e Sveçla qëndruan në Dhomën e Përgjimeve në PTK
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, si dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë qëndruar në Dhomën e Përgjimeve në PTK.
Ai ka folu kështu në RTV Dukagjini.
"Shkuan dhe i fikën dritat për tri ditë. Aty ka të drejtë të hyjë vetëm Kryeprokurori. Institucionet janë të informuara për këtë veprim", ka thënë Thaçi.
Sipas tij ajo çfarë ka ndodhur paraqet vepër penale.























