Humbjet dhe pakoja për rimëkëmbje ekonomike, tema në emisionin `Ekonomiks`
BKT
Lajme

Humbjet dhe pakoja për rimëkëmbje ekonomike, tema në emisionin `Ekonomiks`

Sonte në emisionin `Ekonomiks`, në RTK do të disktutohet për humbjet dhe pakon për rimëkëmbje ekonomike të Kosovës.

I ftuar në emision është guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ku do të flasë për masën emergjente, atë të rimëkëmbjes ekonomike, humbjet ekonomike si pasojë e pandemisë, mobilizimin e BQK-së për ta përballuar këtë situatë, remitencat dhe rolin e diasporës . 

Të ftuar në emision gjithashtu janë edhe kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi dhe profesori Nagip Skënderi, ku do të debatohet për vonesat në zbatimin e pakos emergjente, pritjet nga pakoja e prezantuar gjatë ditës, dhe a mund të ndodhë një unitet politik për të tejkaluar me sa më pak pasoja këtë situatë. 
Emisioni është live dhe fillon nga ora 21:00 në RTK3, facebook dhe youtube.


MË SHUME NGA Lajme