Kosova dhe Shqipëria të bashkuara në Kanberra të Australisë
BKT
Lajme

Kosova dhe Shqipëria të bashkuara në Kanberra të Australisë

Projekti për bashkimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar të jetësohet.

Në hyrje të ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, në një hapësirë të vetme tashmë është vendosur flamuri i të dyja vendeve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një statusi në Facebook.

Ai këtë veprim e ka konsideruar shumë domethënës që do të jetësojë marrëveshjet e përbashkëta në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar.

Ky është statusi i Cakajt:

Ja një gjë shumë e bukur e domethënëse ..

Kjo perlë është hyrja e ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, në një hapësirë të vetme


MË SHUME NGA Lajme