21:31 / 28.05.2020
Këshilltari i Presidentit: Kurti dëshiron të jetë diktator
Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Albin Kurti dëshiron të jetë diktator, i pari dhe i fundit nё historinё e Kosovёs.
Ai ka reaguar pas provës së radhës për protestë nga Lëvizja Vetëvendosje.
"Ballkoni i Qeverisё ёshtё shumё i ulёt pёr perspektivёn nga Kurti e sheh popullin”, ka shkruar Behrami në Facebook.
“Nga sot nuk ka mё dilemë: Albin Kurti dëshiron të jetë diktator, i pari dhe i fundit nё historinё e Kosovёs!”, ka deklaruar ai.























