Mustafa: Drejtësia e Kosovës po funksionon
BKT
Lajme

Mustafa: Drejtësia e Kosovës po funksionon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar lidhur verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai është shprehur se ky verdikt ka dëshmuar se shteti i Kosovës dhe drejtësia e Kosovës po funksionon.

"Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon. 
LDK gjthëherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë. 
 Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri. 
Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do  të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen. 

I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kesaj drejtesie të ndarë  nga Gjykata Kushtetuese. 
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë . Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë", ka shkruar Mustafa


MË SHUME NGA Lajme