Beteja e tretë që Vjosa Osmani nuk e fiton në Gjykatë Kushtetuese
Sharr Travel

Beteja e tretë që Vjosa Osmani nuk e fiton në Gjykatë Kushtetuese

Nuk ka folur ende Vjosa Osmani për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo e kundërshtoi me komente, dekretin e Presidentit. Por, doli që nuk ia qëlloi. Kjo është hera e tretë që ajo mbrojti një anë që në fund nuk doli të ishte siç ajo pretendonte.

Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe Nënkryetare Lidhjes Demokratike të Kosovës humbi sonte betejën e tretë në Gjykatën Kushtetuese. Ajo u pozicionua kundër Dekretit të Presidentit, Hashim Thaçi që mandatonte kolegun e saj në parti, Avdullah Hotin për Kryeministër, shkruan Reporteri.

Të gjithë thanë se po mban anën e Vetëvendosjes, por ajo tha se argumentet e saja nuk janë aspak të njëjta dhe se këtë po e bënte jo për ta mbajtur anën e VV-së por të ligjshmërisë. Megjithatë, doli se ajo e kishte gabim. Gjykata Kushtetuese konstatoi se Dekreti është në përputhje me Kushtetutën, shkruan Reporteri.

Rasti tjetër kur Vjosa Osmani, që njihet si njohëse e Kushtetutës, është viti 2014. Ajo ishte në anën e VLAN-it dhe madje përfaqësoi këtë grup të partive në seancën dëgjimore kundër PDK-së që ishte fituese dhe pretendonte se asaj i takon me Kushtetutë ta krijojë Qeverinë dhe poashtu edhe postin e Kryetarit të Kuvendit. Edhe këtë betejë kushtetuese e humbi Vjosa Osmani.

E para betejë e saj, si njohëse e Kushtetutës, ishte në vitin 2010, kur në Gjykatën Kushtetuese të sapoformuar shkoi një nga lëndët kryesore, rasti i presidentit Fatmir Sejdiu dhe ngrirja e postit të kryetarit të LDK-së. E ngritur nga dy deputetë të asaj kohe, Driton Tali e Naim Rrustemi, lënda ngjalli debate të mëdha dhe çoi në dorëheqjen e presidentit dhe zgjedhje të reja. Osmani thuhet se kishte kontribuar shumë në përgatitjen e mbrojtjes. Në atë kohë ishte Këshilltare ligjore e Fatmir Sejdiu.

Për vendimin e sotëm ajo nuk ka folur ende, ndërkohë që kishte shprehur gatishmërinë të japë dorëheqje në rast të krijimit të një qeverie tjetër.


MË SHUME NGA Aktuale