Shkurtimi i buxhetit të RTK-së mund të rrezikojë stabilitetin e informimit
BKT
Lajme

Shkurtimi i buxhetit të RTK-së mund të rrezikojë stabilitetin e informimit

Shkurtimi i buxhetit për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), nga qeveria e Kosovës për dy pikë tre milionë euro konsiderohet veprim i gabueshëm që fundos mediumin e vetëm publik në vend.

Kështu kanë deklaruar ish përfaqesuesit e bordeve të mëhershme të RTK-së të cilët kërkojnë miratimin e ligjit të ri dhe rishikimin e buxhetit që do t'i mundësonte RTK-së financim të garantuar sipas ligjit.
Ata thonë se ky zvogëlim i buxhetit  për RTK-në, do të pamundësoj funksionimin normal të transmetuesit publik të vetmin medium publik i cili kishte edhe më heret zvogëlim të buxhetit duke pamundësuar investimet në infrastrukturë ashtu edhe në zhvillimin programor.

Ata po e konsiderojnë të papranueshëm veprimin e fundit qeverisë së Kosovës.

Ismet Bexheti thotë se shkurtimi i buxhetit për RTK- në është fundosje e saj.

“ Është një shkurtim i më hershëm buxhetor që ka ndodhë vite më parë prej dy milionë e shtatëqin mijë eurove që edhe sot e kësaj dite e bart atë pasoj Radoo Televizioni i Kosovës. 
Andaj përseritja e shkurtesave buxhetore është fundosje dhe rëndim i madh që i kushton mediumit publik të Kosovës”, ka thënë Bexheti.

Zvogëlimi i buxhetit të për RTK-në nuk është zgjidhje ka thënë Milazim Krasniqi ish anëtar i bordit dhe profesor i gazetarisë.

“Zvogëlimi i buxhetit është shqetësuses për faktin se dobësimi i RTK-së në mënyrë automatike mundet me rreziku stabilitetin e informimit, mundet me rreziku procesin e integrimit të minoriteteve në fakt rrezikohet informimi profesional, sepse mediat e tjera kanë axhenda më të ngushta kanë synime të tjera të përziera nga një her me protagonizëm e me reklama”, kathënë Krasniqi.

Qeveria e kosovës duhet të rishikoj shkurtimin e buxhetit dhe të reflektoj mbi gjendjen e rëndë financiare të këtij mediumi
 

Bexheti ka shtuar se kuvendi është vonuar shumë, shpresojmë që me rishikimin e  buxhetit në qershorë dhe me qeverinë e re të reflektojnë më shumë.

Kurse Krasniqi ka shtuar se do duhej që RTK-së ti ndërtohej ndërtesa e re dhe ti ipej prona sepse është rast paprecedent që transmetuesi publik është pa prona gjë që në Evropë nuk ndodhë, kështu që Kuvendi ka mundësi e vetëm i duhet vullnet politik për ta ndryshuar gjendjen

Krasniqi dhe Bexheti kanë kërkuar që kuvendi i Kosovë të miratoj ligjin për RTK-në që ti mundësoj mediumit publik zhvillim normal.

 


MË SHUME NGA Lajme