Kurti bëri homazhe në Poklek të ri, në nderim të masakrës së 31 majit 1998
BKT
Lajme

Kurti bëri homazhe në Poklek të ri, në nderim të masakrës së 31 majit 1998

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli, bëri homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit, në nderim të asaj që ndodhi më 31 maj 1998.

22 vjet më parë, në këtë fshat ndodhën krime të tmerrshme. 300 forca të policisë speciale të Serbisë sulmuan Poklekun e Ri, duke vrarë e shkatërruar gati krejt çka kishin para syve.

Dhjetë shqiptarë që ishin banorë të Poklekut të Ri, u zunë gjatë sulmit të 31 majit. Njëri prej tyre u gjet më vonë i vdekur, ndërsa nëntë të tjerë mungojnë sot e kësaj dite.

Përveç dëmeve në njerëz, Pokleku i Ri pësoi edhe shumë dëme materiale. Vlerësimi i bërë në vitin 1999 nga Grupi Ndërkombëtar i Menaxhimit nxori evidencën që 40% e shtëpive të Poklekut të Ri ishin dëmtuar.

Sot Pokleku i Ri duket se e ka rimarrë veten nga dëmet materiale, por dhimbja për nëntë banorë të zhdukur të fshatit mbetet ende e pranishme. Kjo na kujton se duhet të përdorim të gjitha resurset e mekanizmat për të gjetur të dashurit e qytetarët tanë që akoma mungojnë.


MË SHUME NGA Lajme