Osmani: Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe
BKT
Lajme

Osmani: Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se familja e saj politike asnjëherë nuk ka qenë e as do të jetë presidenti Hashim Thaçi. Për këtë të fundit tha se ia siguroi votën e 61-të sot qeverisë Hoti, bashkëpartiakut të saj.

Osmani: Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe

"Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar", tha ajo.

Osmani nuk ka kryesuar sot seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, ndërkohë që nuk është përgjigjur nëse do të jetë kryetare e kuvendit të Kosovës

Osmani: Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi

"Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje", ka shtuar Osmani.

Qeveria Hoti është votuar sot me 61 vota për dhe 24 kundër, ndërsa 1 abstenim. 


MË SHUME NGA Lajme