Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të “Arbën Xhaferi”
Sharr Travel

Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se nesër, për shkak të zhvillimit të punimeve saktësisht të betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes.

Gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë - Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.


MË SHUME NGA Aktuale