Arsenal- Aubameyang, këto janë zhvillimet e fundit
BKT
Sport

Arsenal- Aubameyang, këto janë zhvillimet e fundit

Arsenali shpreson që marrëdhënia e mirë e tyre me agjentin dhe babanë e Pierre-Emerick Aubameyang do të çojë në marrëveshjen e kontratës së re, raportojnë mediat britanike.

30-vjeçari në verën e vitit 2021 e mbyll kontratën me Aubameyang, por thuhet së “Topçinjtë” deri tani nuk kanë pasur asnjë përparim në bisedimet për rinovimin e kontratës së re me ish-yllin e Borussia Dortmundit.

Por, raportohet se marrëdhënia e mirë e londinezëve me babanë dhe agjentin e Aubameyang, Pierre-Francois, i ka dhënë besim Arsenalit së mund të arrihet marrëveshja për kontratën e re me gabonezin.

Ndryshe, dy rivalët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid prej kohësh janë hedhur në sulm për Aubameyang.