14:43 / 11.06.2020
Ajax prezanton fanellat e reja, janë shumë të veçanta
Liga holandeze është përfunduar para kohe dhe klubet tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm.
Ajax po bëhet gati edhe në aspektet teknike që të jetë sa më mirë në edicionin e ardhshëm.
Skuadra holandeze ka prezantuar fanellat e dyta që do të veshën në ndeshjen si mysafir.
Ato kanë ngjyra shumë karakteristike dhe disa motive të dizajnuara nga Adidas.























