Selimi: Programet e agjencive të SHBA-së, janë prioritet i MD-së
BKT
Lajme

Selimi: Programet e agjencive të SHBA-së, janë prioritet i MD-së

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me menaxheren e Programit të ICITAP-it për Kosovë, Kimberly Riffe, drejtorin e INL në Kosovë, Shawn Waddoups, këshilltarin ligjor rezident të OPDAT, Corey Smith, me të cilët ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit me programet që synojnë forcimin e sundimit të ligjit.

Selimi tha se SHBA mbetet partneri kryesor për Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa përfaqësues nga Agjencitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehën gatishmërinë për të ofruar mbështetje në proceset e rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit.


MË SHUME NGA Lajme