10:55 / 14.06.2020
Vdes një 76 vjeçare me COVID-19, arrin në 33 numri i viktimave në Kosovë
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. e lindur në vitin 1944 nga komuna e Prizrenit.
Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19, si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19.























